Haxhiu letër Speciales: Heqja e kollares së Krasniqit, akt absurd

Haxhiu letër Speciales: Heqja e kollares së Krasniqit, akt absurd

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova që të marrë veprime për të adresuar çështjen e heqjes së kollare së Jakup Krasniqit, të hënën, para seancës gjyqësore në Hagë.

Ministrja Haxhiu, në një letër drejtuar Trendafilovës, e ka cilësuar akt absurd kërkesën për heqjen e kollares.

Në seancën e së hënës të Dhomave të Specializuara në Hagë, ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, iu hoq kravata me simbole kombëtare para se të futej në sallën e gjyqit.  Në seancë u ngrit kjo çështje nga avokatja e Krasniqit, por kërkesa nuk është adresua publikisht, raporton rtk.

“Përmes kësaj letre, ju shkruaj lidhur me situatën e fundit që ka ndodhur në seancën gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës. Sipas informatave që kemi pranuar, para se z. Jakup Krasniqi të hynte në sallën ku mbahen seancat gjyqësore, iu është larguar kollarja që mbante veshur, pa asnjë arsye dhe pa asnjë justifikim. Madje kur kjo është ngritur si shqetësim nga avokatja, e njëjta ka marrë përgjigjen nga gjyqtari Charles Smith se ai nuk ka informacione dhe që do të interesohet për këtë. Ky veprim ka shkaktuar shqetësim të thellë dhe indinjatë në opinionin publik të Kosovës. Veprimi në fjalë përbën një ndërhyrje të panevojshme dhe të pajustifikueshme në integritetin personal dhe dinjitetin e z. Krasniqi. Kërkesa për heqjen e kollares është një akt absurd pasi që çdo individ, pavarësisht nga statusi i tij, ka të drejtën për një trajtim të respektuar dhe dinjitoz në gjykatë. Në këtë kontekst, unë kërkoj nga ju që të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të adresuar këtë çështje dhe të siguroni që veprime të tilla të mos tolerohen në asnjë formë në të ardhmen”, thuhet në letrën e Haxhiut drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara.

“Veprimi në fjalë përbën një ndërhyrje të panevojshme dhe të pajustifikueshme në integritetin personal dhe dinjitetin e z. Krasniqi. Kërkesa për heqjen e kollares është një akt absurd pasi që çdo individ, pavarësisht nga statusi i tij, ka të drejtën për një trajtim të respektuar dhe dinjitoz në gjykatë. Në këtë kontekst, unë kërkoj nga ju që të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të adresuar këtë çështje dhe të siguroni që veprime të tilla të mos tolerohen në asnjë formë në të ardhmen”, shkruan Haxhiu.

Share This