Haxhiu: Kusari-Lila ka tentuar të më flas, i kam thënë shko fol me Radojiçiqin
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se oas oublikimit të një audio-incizimi ku dëgjoheshin të flisnin shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radojiçiq, ai nuk u ka folur më zonjës.
Haxhiu ka thënë se Kusari-Lila ka tentuar që t’i flas në Kuvendin e Kosovës, por ai pretendon se i ka thënë “shko fol me Radojiçiqin.
“Nuk mund t’i flas një personi i cili në atë mënyrë, me një kundërshtar i thotë: a e din ku është Kamishi? E ti kush je pra, dmth ti je me të a? Ka provu me më fol në Kuvend i kam thanë jo, ti shko fol me Radoiciqin. Ti me mu nuk mundesh me fol kur në atë formë adresohesh të armiku.”, ka thënë Haxhiu në T7.