Haxhiu: Do të jem sërish kandidate per kryeparlamentare

Haxhiu: Do të jem sërish kandidate per kryeparlamentare

Dështoi dy herë të zgjidhet nga Kuvendi, por deputetja e zgjdhur e LVV-së Albulena Haxhiu ka thënë se do të jetë sërish e propozuar për kryeparlamentare.

Haxhiu ka akuzuar partitë parlamentare se po e mbajnë të bllokuar Kuvendin, pasi s’e mbështetën propozimin e Vetëvendosjes për të parin e Kuvendit.

“Së pari më lejoni të falenderoj 57 deputetë që më mbështetën që të jem kryetare e Kuvendit, duhen edhe 4 vota. Pra, nga të gjithë deputetët, 61 duhet të jenë për. Siç e kuptuat, seanca u peuzullua, brenda 48 orëve u thirr seanca e radhës, Kuvendi nuk kunstitohet pa u zgjedhë kryetari dhe nënkryetarët. Ne ishim gati të vazhdojmë me procedurat e mëtejme, mirëpo duket që opozita po e mban të bllokuar Kuvendin sepse nuk e mbështeten propozimin e VV-së. I përket VV-së ta bëjnë propozimin e radhës, do të jetë emri i njëjtë, faleminderit”, ka theksuar Haxhiu.

Në dy votimet e bëra në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu mori vetëm nga 57 vota, nga 61 të nevojshme.

Share This