Harry Kane mbetet sërish pa Champions

Harry Kane mbetet sërish pa Champions

Harry Kane do të mbetet sërish pa trofe. Pas eliminimit nga Interi, Bayerni i tij është larguar nga skena e Ligës së Kampionëve e për sulmuesin anglez, trofeu aq i lakmuar, ai me veshët e mëdhenj vazhdon të mbetet ëndërr.

Ka shumë hidhërim tek bavarezët pas eliminimit nga Champions-i.

Sepse në Munich janë të bindur se nëse do të ishin të gjithë lojtarët të disponueshëm, Interi do ta kishte të vështirë t’i eliminonte. E hidhërimi bëhet edhe më i madh në skuadrën e Kompany, kur dihet që finalja e këtij edicioni të Champions League do të luhet në Bavari. Por në fund të ndeshjes në ‘San Siro’, më i prekuri emocionalisht ishte Harry Kane.

Për sulmuesin anglez, i cili është ende në kërkim të titullit të parë në karrierë, kjo është një tjetër mundësi e humbur, të paktën në Champions. Bayern në fakt ka një epërsi prej gjashtë pikësh në Bundesligë, kur duhen edhe pesë ndeshje për t’u luajtur. Kane së shpejti duhet të jetë në gjendje të fitojë një trofe.

Megjithatë këtë sezon ai ëndërroi për Ligën e Kampionëve për më tepër që luante me një skuadër që është shumë këmbëngulëse në këtë garë.. I vetmi lojtar që përfundimisht nuk do ta fitojë më kurrë Ligën e Kampionëve me Bayernin është Thomas Muller, kontrata e të cilit skadon në korrik, e pas Kupës së Botës për Klube, nuk do të rinovohet.

Share This