
Haradinaj takon Kallas, thekson nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me përfaqësuesen e lartë të Kaja Kallas.
Në këtë takim Haradinaj sipas njoftimit ka theksuar nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.
“Sot pata nderin të takoj Përfaqësuesen e Lartë, zv. Presidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas. Gjatë takimit, çmova lart rolin e saj dhe angazhimin e BE-së për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.Theksova nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe njëkohësisht nënvizova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në rrugëtimin tonë dejt integrimit”, ka shkruar Haradinaj.
Kallas gjatë vizitës në Kosovë ka takuar edhe liderët e PDK-së e LDK-së.