Haradinaj shumë i thjeshtë, i vetmi lider që po merr pjesë në dasma
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dy muaj që në profilin e vet në Facebook poston fotografi, ku shihet duke marrë pjesë në dasma, shkruan Objektivi.net
Sipas burimeve brenda kësaj partie, Haradinaj deri më sot nuk ka refuzuar asnjë ftesë që i ka ardhur nga familje të ndryshme të vendit tonë, vetëm në ato raste kur ka qenë i zënë me agjendë partiake apo edhe kur ka qenë për vizitë jashtë vendit.
Nga postimet që publikon, shihet se në të shumtën e rasteve Haradinaj është i ftuar nga familje atdhetare, familje të dëshmorëve.