Haradinaj mirëpret njohjen nga Sudani: Hap që forcon subjektivitetin

Haradinaj mirëpret njohjen nga Sudani: Hap që forcon subjektivitetin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Republika e Sudanit, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

“E mirëseardhur njohja nga shteti i Sudanit! Për Kosovën, avancimi në njohjen e sovranitetit të saj është krucial”, ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjete sociale.

Ai ka vlerësuar rolin e Presidencës në këtë proces, duke theksuar se angazhimi duhet të vazhdojë me ritëm të shpejtë.

“Në këtë rast, Presidenca ishte në krye të detyrës për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Ky hap duhet të vazhdojë me ritëm të shpejtë. Urime, Kosovë!”, përfundon Haradinaj.

Share This