Haradinaj: Agim Ramadani i dha vulë betejës së Koshares

Haradinaj: Agim Ramadani i dha vulë betejës së Koshares

Në përvjetorin e rënies së heroit Agim Ramadani, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në profilin e tij në Facebook, ka nderuar figurën e bashkëluftëtarëve të rënë në betejën e lavdishme të Kosharës.

“Agim Ramadani i dha vulë betejës së Kosharës, së bashku me Sali Çekaj e Xhemajl Fetahaj, duke e bërë atë unike dhe të pavdekshme,” ka shkruar Haradinaj.

Ai kujtoi trimërinë e pashembullt të komandant Katanës, duke e cilësuar si strateg dhe ndërtues të unitetit çlirimtar, që mbajti betimin për të mos vdekur pa luftuar, deri në frymën e fundit.

“I pari ushtar shqiptar që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët, ra heroikisht te Rrasa e Zogut, për të mbetur i gjallë në kujtesën e popullit dhe të shtetit të Kosovës”, shkruan Haradinaj.

Në postimin e tij, ai ka përkujtuar edhe bashkëluftëtarët e rënë në këtë betejë historike: Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala.

Share This