
Hamza takon ambasadorin britanik, bisedojnë për nevojën e krijimit të institucioneve të reja
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër dhe kryetari i Mitrovicës, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Jonathan Hargreaves.
Hamza ka bërë me dije se me ambasadorin britanik ka biseduar për nevojën e krijimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sot e prita ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, me të cilën bisedova për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror dhe për zhvillimet politike në vendin tonë. Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës dhe i jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të saj”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.