Hamza në Fushë Kosovë premton ndarjen e 150 milionëve për barnat esenciale

Hamza në Fushë Kosovë premton ndarjen e 150 milionëve për barnat esenciale

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka vazhduar fushatën zgjedhore në komunën e Fushë Kosovës.

Hamza tha se karvani i PDK-së çdo ditë e më shumë po rritet e fitorja e kësaj partie, sipas tij, është e pashmangshme si garancë e qeverisjes katër vjeçare të Kosovës.

Kandidati për kryeministër nga PDK edhe në këtë tubim u zotua për rritjen e pensioneve dhe të gjitha kategorive të dala nga lufta, ndarjen e 25 milionë euro për bursa studentore e po ashtu ndarjen e 150 milionë eurove për barnat esenciale.

Sipas tij, standardi i jetesës së qytetarëve është përkeqësuar, e fokusi i tij është edhe  zhvillimi i hovshëm ekonomik në mbështetjen e bizneseve dhe qytetarëve. /rtk/

Share This