Hamza: Me frymë pozitive dhe mobilizim, PDK-ja po ecën drejt krijimit të qeverisë së re për Kosovën

Hamza: Me frymë pozitive dhe mobilizim, PDK-ja po ecën drejt krijimit të qeverisë së re për Kosovën

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ndërsa ka folur për takimin e sotëm të Këshillit Drejtues të PDK-së, ka thënë se me frymë pozitive, me mobilizim e vendosmëri, po ecin drejt ditës kur Kosovës do “t’ia japin qeverinë e re”.

Ai ka thënë se nuk mjafton vetëm të punojmë shumë, por duhet të punojmë edhe së bashku për ta ndërtuar një jetë më të mirë për qytetarët tanë.

Postimi i tij i plotë:

Këshilli Drejtues, dy muaj para ditës së zgjedhjeve, në krye të detyrës. Me frymë pozitive, me mobilizim e vendosmëri, po ecim drejt ditës kur Kosovës do t’ia japim qeverinë e re. Forca jonë qëndron në aftësinë për të bashkëpunuar dhe për ta zhvilluar Kosovën.

Nuk mjafton vetëm të punojmë shumë, por duhet të punojmë edhe së bashku për ta ndërtuar një jetë më të mirë për qytetarët tanë, në vendin tonë!

Kosova mundet ma mirë!

Share This