
Hamza lë prapa Kurtin e Abdixhikun, del kandidati më i pëlqyer brenda elektoratit partiak me 74%
Teksa procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet po shkon drejt fundit, në media kanë dalë lista me shifra preliminare të numrit të votave që kanë marrë nëpër secilën parti.
Analisti kosovar, Albert Krasniqi, ka publikuar një tabelë ku ka llogaritur pëlqyeshmërinë e kandidatëve për kryeministër brenda elektoratit partiak.
Bedri Hamza është kandidati më i pëlqyer, duke qenë se është votuar nga 74% e atyre që e kanë votuar PDK-në në zgjedhje. Kurti renditet i dyti me vetëm 65%, i ndjekur nga Abdixhiku me 64% dhe i fundit Ramush Haradinaj me 55%.
“Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve dhe numërimit në vazhdim, Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer për kryeministër brenda elektoratit të tij, duke marrë mbështetjen e 74% të votuesve të PDK-së. Ai është i vetmi kandidat që nuk është kryetar partie”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.