
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, as sot, as nesër, as në Hagë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një tubimi me qytetarë ka dhënë mesazhe të forta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Para të pranishmëve, Hamza deklaroi se luftëtarët e lirisë nuk do të mbeten asnjëherë vetëm, pavarësisht sfidave me të cilat përballen.
“Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, as sot, as nesër, as në Hagë”, u shpreh ai.
Ai theksoi se me padurim pret kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit kombëtar rreth vlerave të luftës çlirimtare.
“Bashkë për UÇK-në. Përpara për Kosovën”, ishte mesazhi përmbyllës i Hamzës në këtë tubim.


