Hamasi merr përgjegjësinë për shpërthimin e bombës në Tel Aviv
Krahët e armatosur të Hamasit dhe Xhihadit Islamik morën përgjegjësinë të hënën për një shpërthim bombe pranë një sinagoge në Tel Aviv, që policia izraelite dhe agjencia e inteligjencës Shin Bet e përshkruan si një sulm terrorist.
Një burrë që mbante bombën u vra dhe një kalimtar u plagos në incidentin vonë të dielën, sipas policisë në vendngjarje në kryeqytetin tregtar të Izraelit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësi i qeverisë izraelite David Mencer tha se burri mbante një çantë shpine të mbushur me eksploziv që shpërtheu “para se të arrinte të arrinte në një zonë më të populluar”.