Haliti për Luan Haradinajn: Do të kujtohet përherë si një luan i vërtetë
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti e ka kujtuar ish-pjesëtarin e UÇK-së, Luan Haradinaj, me rastin e ditëlindjes së tij.
Ai tha se Haradinaj do të kujtohet përherë si një luan i vërtetë që luftoi për çlirimin dhe lirinë e vendit.
“Sot, e ka ditëlindjen një nga djemtë më të mirë të UÇK-së, dëshmori i kombit shqiptar, Luan Haradinaj. Luani do të kujtohet përherë si një luan i vërtetë që luftoi për çlirimin dhe lirinë e vendit”, ka shkruar Haliti në Facebook.
Luan Haradinaj nëse do të ishte gjallë, sot do të festonte ditëlindjen e 51-të. Ai u vra Më 6 maj të vitit 1997, nga forcat e regjimit gjenocidal serb, në rrugëtimin e tij të fundit për në Shqipëri.
Ai u kujtua edhe nga vëllai i tij Ramush Haradinaj.
“Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë”, shkroi kreu i AKK-së në postimin e publikar në Facebook, ku i ka bashkangjitur një foto të tij bashkë me vëllain dëshmor.