Hajrizi: Trepça është fryma ime, Torcida është zemra ime
Raportet mes Drilon Hajrizit dhe tifo-grupit “Torcida” duket se janë prishur sërish.
Drilon Hajrizi u sha në kor nga tifozët e Trepçës, shkruan GE.
E në lidhje me këtë ka reaguar vet Drilon Hajrizi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime. Krejt këto janë vetja ime!Si lojtar profesionist e kisha për detyrë fitoren e Trepçës. Atë do të vazhdojë ta synojë për sa kohë me lejon shëndeti dhe qyteti!Individët që tentonin të më dekoncentronin nga loja duke më sharë dhe quajtur tradhëtar e morën përgjigjen e merituar. Vullnetin e qytetarit nuk ka forcë që e ndalon. Ajo duron, por në fund triumfon!Qëllimet tona të përbashkëta nuk duhet të kërcënohen nga individë destruktiv. Bashkimi është sinergji. Jemi të obliguar që këtë singjeri ta ruajmë. Sidomos tani kur ndodhemi përpara lojërave më të rëndësishme në historinë e klubit tonë të zemrës, TREPÇA!”, shkroi Hajrizi.
Kujtojmë se disa vite më parë, Hajrizi ishte shpallur i padëshiruar nga “Torcidat” për shkak të transferimit të tij te Sigal Prishtina. Sidoqoftë, raportet mes tyre ishin përmirësuar pas rikthimit të lojtarit te “Xehetarët”.