Haddad pas takimit me Kurtin: Franca është mike e Kosovës, do t’i mbështesim reformat dhe dialogun me Serbinë
Ministri francez për Evropë, Benjamin Haddad, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Paris me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Haddad ka thënë se Franca është një vend mik i kamotshëm i Kosovës dhe se do të vazhdojë të mbështes zhvillimin ekonomik të rajonit, reformat dhe dialogun me Serbinë.
“Kënaqësi të mirëpresim kryeministrin Albin Kurti në Forumin Ekonomik të Kosovës në Paris sot në mëngjes. Franca është një mike e kahershme e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin ekonomik të rajonit, reformat dhe dialogun me Serbinë për të promovuar rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE”, ka shkruar Haddad në platformën “X”.