Gullit: Milani, vit problematik edhe me dy trofe

Gullit: Milani, vit problematik edhe me dy trofe

Ish-mesfushori Ruud Gullit u intervistua nga Sky Sport në Barcelonë dhe foli për Milanin.

“Kupa e Italisë mund të jetë një kënaqësi në sezon, për Milanin do të ishte e rëndësishme të fitonte”.

“Me dy trofe mund të duket si një sezon i mirë, por për Milanin kualifikimi në Champions League është më i rëndësishëm. Viti ishte problematik, pati një moment të vogël lavdie me fitoren e Superkupës por nuk vazhduan më tej”.

“Ka disa lojtarë që nuk kanë mundur të luajnë mirë gjatë gjithë vitit dhe prandaj them se nuk ka qenë shumë pozitive”.

Share This