Guardiola shpreson se Haaland do të jetë gati për Botërorin e klubeve

Guardiola shpreson se Haaland do të jetë gati për Botërorin e klubeve

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola në konferencën për medie, ka folur për lëndimin e yllit të skuadrës së tij, Erling Haaland.

Strategu thotë se sulmuesi norvegjez pritet të kthehet në fushën e blertë pas pesë deri shtatë javësh.

Guardiola shpreson se do ta ketë në skuadër Haaland-in për Kupën e Klubeve të Botës, event që do të startojë në mesin e muajit qershor.

“Kam folur me mjekët dhe më kanë thënë se Haaland për të kaluar këtë lëndim ka nevojë për pesë deri në shtatë javë”, tha Guardiola.

“Nëse gjithçka shkon mirë mund ta kemi të gatshëm për fundin e sezoni, por unë shpresoj që të jetë gati për Botërorin e klubeve”, theksoi Guardiola.

Haland ka humbur takimet e FA Cup. Siç dihet gjysëmfinalja me Notingam Forest do të luhet në fund të prillit ndërsa finalja e mundshme është në 17 maj.

Share This