Guardiola pas humbjes në finalen e FA Cup: Bëmë gjithçka që mundëm

Guardiola pas humbjes në finalen e FA Cup: Bëmë gjithçka që mundëm

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas humbjes befasuese 1-0 të skuadrës së tij ndaj Crystal Palace në finalen e FA Cup.

Ai ka përgëzuar kundërshtarët për suksesin, por duke mos fshehur zhgënjimin për rezultatin.

“Nuk shënuam, kështu që urime Crystal Palace për fitoren”, ka thënë Guardiola.

“Bëmë gjithçka që mundëm. Sot ishim më agresivë. Por nëse nuk shënon, nuk mund të fitosh”, theksoi ai.

Tekniku katalanas nuk dëshiroi të komentojë një nga momentet më të debatueshme të ndeshjes – vendimin e VAR-it për të mos ndëshkuar portierin e Palace, Dean Henderson, për një prekje të dyshuar me dorë jashtë zonës.

“Pyetni gjyqtarin,” ishte përgjigja e shkurtër e Guardiolës.

Kjo humbje shënon një tjetër goditje për Cityn, që këtë sezon nuk arriti të ruajë dominimin e viteve të fundit në garat angleze.

Share This