Guardiola: Kurrë s`ka qenë më vështirë të bëhesh kampion në Premier League

Guardiola: Kurrë s`ka qenë më vështirë të bëhesh kampion në Premier League

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola konsideron se qëkur iu bashkua klubit më shumë se shtatë vjet më parë asnjëherë nuk ka qenë më e vështirë të bëhesh kampion në Premier League se sa tash.

Trajneri i Cityt synon titullin e katërt radhazi të ligës këtë sezon, por përballet me konkurrencë më të fortë dhe ekipi i tij ka humbur dy nga dhjetë ndeshjet e para.

“Ka ende njëzet e tetë ndeshje për të luajtur dhe shumë gjëra do të ndodhin”, ka thënë spanjolli.

“Çdo sezon është më i vështirë në krahasim me kohën kur erdha unë. Trajnerë më të mirë, ekipe më të mira”.

City është i treti në tabelë me njëzet e katër pikë, dy pas liderit Tottenham Hotspur.

Arsenali është i dyti dhe Liverpool është një pikë pas Cityt në vendin e katërt.

Share This