Guardiola flet për të ardhmen, rriten dyshimet për largim nga Man City

Guardiola flet për të ardhmen, rriten dyshimet për largim nga Man City

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur hapur për të ardhmen e tij, mes raportimeve të vazhdueshme për një largim të mundshëm.

Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2027, por tekniku spanjoll nuk ka dhënë garanci për qëndrimin afatgjatë në “Etihad”.

Ai ka lënë të hapur mundësinë për një aventurë të re, duke përfshirë edhe drejtimin e një kombëtareje, me Italinë që vazhdon të përmendet si opsion.

“Nuk do të isha këtu për 10 vite, edhe me gjithë sukseset, nëse nuk do të kisha një ambient të jashtëzakonshëm,” deklaroi Guardiola për “The Guardian”.

Ai shtoi se motivimi për punën mbetet i lartë, edhe pse nuk është plotësisht i sigurt për të ardhmen.

“Tani ndihem më shumë… nuk e di, i lumtur, jo i lumtur, por kam ende energji të jashtëzakonshme. Ndihem shumë mirë, vij këtu për të punuar edhe në ditët e pushimit”, theksoi ai.

Ndërkohë, në prapaskenë po flitet për një ndryshim të mundshëm në bankinë, me Enzo Maresca, ish-trajner i Chelsea, që konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për ta pasuar.

Situata në klub është bërë edhe më dinamike pas konfirmimit të largimeve të Bernardo Silva dhe John Stones, duke rritur pritshmëritë për një verë me ndryshime të mëdha te kampionët anglezë.

E ardhmja e Guardiolës mbetet e paqartë, ndërsa vendimi final pritet të merret në muajt në vijim.

Share This