Grenelli uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës për miqësinë dhe mbështetjen në fitoren e Trumpit

Grenelli uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës për miqësinë dhe mbështetjen në fitoren e Trumpit

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar mirënjohjen për miqësinë e përjetshme mes dy kombeve.

Ai ka falënderuar po ashtu shqiptarët amerikanë të Michiganit për mbështetje në fitoren e Donald Trumpit në këtë shtet.

“Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve dhe shqiptaro-amerikanëve. Jemi mirënjohës për miqësinë e përjetshme mes dy kombeve tona. Dhe një falënderim i veçantë për shqiptarët amerikanë në Michigan që votuan për Donald Trumpin dhe ndihmuan në fitimin e këtij shteti”, ka shkruar Grenell në rrjetin social “X”.

Share This