Gratë në uniformë, profesioniste dhe të përkushtuara janë imazhi i Kosovës
“Gratë në uniformë, profesioniste dhe të përkushtuara janë imazhi i Kosovës dhe i Forcës së Sigurisë së Kosovës që duam ta shohim gjithnjë e ta zhvillojmë në vazhdimësi”, ka shkruar në Facebook presidentja Vjosa Osmani.
Osmani ka thënë se Kosova është kampione e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, jo vetëm në rajon dhe Evropë, por edhe përtej.
“Sa më shumë gra në procese të sigurisë dhe vendimmarrje, aq më të sigurtë dhe më të fortë jemi si shoqëri dhe si shtet”, ka shkruar Osmani.