Goli i Yamal më i miri në Euro 2024, ai i Shaqirit në ‘Top 3’
Goli i futbollistit spanjoll Lamine Yamal në gjysmëfinale ndaj Francës është zgjedhur si më i miri i Kampionatit Evropian, ka bërë të ditur UEFA.
Golin e adoleshentit spanjoll e pasuan goli i anglezit Jude Bellingham ndaj Sllovakisë dhe ai i kosovarit të Zvicrës, Xherdan Shaqiri ndaj Skocisë. Në mesin e Top 10 golave më të mirë në Euro 2024 janë edhe rumuni Nicolae Stanciu kundër Ukrainës, turku Arda Güler kundër Gjeorgjisë, turku Mert Muldur kundër Gjeorgjisë, Fabian Ruiz i Spanjës kundër Kroacisë, Ollie Watkins i Anglisë kundër Holandës, Mattia Zacanyi i Italisë kundër Kroacisë dhe Xavi Simmons i Holandës kundër Anglisë.