
Gjimshiti të paktën tri javë jashtë fushës së blertë
Mbrojtësi i shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti, i cili pësoi një lëndim në fillim të pjesës së dytë të shtunën e kaluar në ndeshjen e kampionatit italian kundër Cagliarit, do të mungojë për afërsisht tre javë.
Kapiteni i kombëtares shqiptare ka një këputje të shkallës së parë në muskulin e bicepsit femoris të djathtë.
Ai me siguri do të humbasë ndeshjet kundër Genoas dhe Interit më 21 dhe 28 dhjetor, si dhe ato kundër Romës dhe Bolonjës më 3 dhe 7 janar.

