Gjilani triumfon në Suharekë, Feronikeli fiton në kohën shtesë

Gjilani triumfon në Suharekë, Feronikeli fiton në kohën shtesë

Gjilani ka shënuar fitore si mysafir ndaj Suharekës në kuadër të Javës së njëzet e dytë të Superligës së Kosovës në futboll. Gjithashtu edhe Feronikeli ka mposhtur Dukagjinin.

Skuadra gjilanase ka siguruar tri pikë me rezultat 2-1, falë golave të Jarovic në minutën e dyzet e dytë  dhe Basa në minutën e pesëdhjetë e katërt. Golin e vetëm për vendasit e ka realizuar Krasniqi në kohën shtesë të pjesës së parë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Drenas, Feronikeli ka arritur fitore minimale ndaj Dukagjinit, duke shënuar gol në kohën shtesë. Ka qenë Zekolli ai që e ka gjetur golin.

Superliga vazhdon nesër me tri takime të tjera, ndërsa aktualisht kryesues mbetet Drita, ndërkohë që Feronikeli ndodhet në fund të tabelës.

Share This