Gjilani mposht Feronikelin ’74, shijon fitoren e parë
Gjilani e ka mposhtur Feronikelin ’74, me rezultat 2-0, të hënën në ndeshjen e fundit të javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilanasit arritën fitoren e parë këtë sezon të garave, falë një goli të Senad Jarovic (3’) dhe Sait Bulali (45’), shënuan nga një gol për trepikëshin e gjilanasve.
Vlen të ceket se te Gjilani edhe debutoi mbrojtësi Armend Thaqi, që hyri si inkuadrues në minutën e 55-të.
Pas kësaj fitore, Gjilani ka pesë pikë derisa Feronikeli mbetet skuadra e vetme këtë sezon që ende nuk ka arkëtuar asnjë pikë.