Gjiganti skocez s’heq dorë nga ylli i Dardanëve

Gjiganti skocez s’heq dorë nga ylli i Dardanëve

Skuadra e Celticut nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mesfushorit Elvis Rexhbeçaj.

Mësohet se Celticu së shpejti do ta kontaktoj Augsburgun për situatën e futbollistit të Kosovës, të cilin po synon ta transferoj gjatë kësaj vere.

Madje, thuhet se skuadra skoceze ka gati ofertën për 27-vjeçarin, i cili pritet të largohet nga Augsburgu edhe pse ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Celticu pritet të ofroj deri në 4 milionë euro për Rexhbeçajn, që është pjesë e Augsburgut prej vitit 2022 dhe në sezonin e fundit, pati 1 gol e 1 asistim në 27 ndeshje kampionale.

Para se ti bashkohet Augsburgut, Rexhbeçaj ka luajtur edhe për Wolfsburgun, Bochumin e Kolnin.

Share This