Gjendja nëpër pikat kufitare, pritje deri 40 min në Merdare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat ku tregon se udhëtarët po presin deri në 40 minuta për të dalë nga pika kufitare, Merdarja.
Ndërkaq, kolona rezulton të jetë deri në 100 metra. Pritje ka edhe tek pika kufitare te Dheu i Bardhë, rreth 30 minuta dhe kolona është 80-100 metra. Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata, nga 3 deri në 10 minuta.