
Gjendet pa shenja jete një person në një banesë në Prishtinë
Sonte një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja nga Policia e rajonit të Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha ajo.