Gjashtë deputetë të LDK-së kundër Bekim Sejdiut, Abdixhiku paralajmëron zgjedhje

Gjashtë deputetë të LDK-së kundër Bekim Sejdiut, Abdixhiku paralajmëron zgjedhje

6 deputetë të LDK-së kanë kundërshtuar kandidaturën e Bekim Sejdiut për pozitën e kryetarit të shtetit.

Pas takimit të grupit parlamentar të LDK-së, kryetari i këtij subjekti ka bërë të ditur se nuk ka unanimitet brenda partisë për Bekim Sejdiun. Abdixhiku tha se kësisoj po i bëhet dëm Kosovës dhe vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

“Bekim Sejdiu njihej si rugovist i jashtëzakonshëm. Si njeri që ka punuar me dinjitet. Në mënyrë unanime e gjithë kryesia votuan për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut. Menjëherë pas kësaj mbledhjeje ne i bëmë ftesë deputetëve të LDK-së që ta mbështesin atë. Me keqardhje të madhe, 6 deputetë të LDK-së kanë vendosur kundër vendimit. Në këtë fazë mendoj se i bëjnë dëm të gjithë procesit dhe në këtë mënyrë e dërgojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Çdo palë zgjedhje që shkaktohen për shkak të kësaj do të jenë me pasoja. Në këtë fazë deklarimi është për figurën. Kam përshtypje se çdo emër që do të sillnim do të kishim një reagim të tillë”, ka shtuar ai, raporton rtk.

Share This