Gjakova në gjysmëfinalen e ‘Paris 2024’, një fitore larg medaljes olimpike

Gjakova në gjysmëfinalen e ‘Paris 2024’, një fitore larg medaljes olimpike

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në ‘Paris 2024’.

Garuesi ynë e ka mposhtur edhe italianin Manuel Lombardo duke kaluar në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.

Gjakova, i cili e kishte mundur italianin edhe në finalen e Prishtinës, sërish është treguar i fortë në meçin kundër Lombardo-s, edhe pse kjo fitore erdhi pas duelit në Golden Score, kur italiani u mund pas tri vërejtjeve.

Akili tashmë është në zonën e medaljeve dhe është në rrugë të mirë që t’ia sigurojë Kosovës medaljen e dytë nga ‘Paris 2024’ pas asaj të Distria Krasniqit, e cila dje fitojë medaljen e argjendtë.

Share This