Giroud shënon në finale dhe fiton trofeun e parë në Amerikë
Olivier Giroud-it iu deshën vetëm disa muaj për të fituar trofeun e tij të parë me Los Angeles FC.
Ish-sulmuesi i Milanit, 38 vjeç më 30 shtator, shënoi golin e tij të dytë në paraqitjen e dhjetë me skuadrën e tij të re, duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 53-të të finales së Kupës US Open (kupa kombëtare e SHBA), e cila më pas u fitua 3-1 në shtesë ndaj Sporting Kansas City.
Giroud kishte shënuar golin e tij të parë amerikan në një tjetër finale: Kupën e Ligës, të cilën Los Angeles FC e humbi 3-1 në fushën e Columbus Creë, 26 gushtin e kaluar.