Gërvalla: Zvicra mbështetëse e proceseve historike të Kosovës

Gërvalla: Zvicra mbështetëse e proceseve historike të Kosovës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis.

Bëhet e ditur se temë qendrore e bisedës ishte intensifikimi i partneritetit mes dy vendeve në fusha kyçe si ekonomia, investimet si dhe paqja dhe stabiliteti rajonal. Ajo falënderoi Zvicrën për mbështetjen e saj në proceset historike të shtetn-dërtimit të Kosovës, duke vënë në pah edhe rolin jetik të mërgatës shqiptare si urë lidhëse mes dy vendeve, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

“Kosova ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në rritje ekonomike, sundim të ligjit dhe demokratizim, duke u kthyer në një shembull unik të ndërhyrjes së suksesshme ndërkombëtare”, theksoi ministrja Gërvalla duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin dhe partneritetin me Konfederatën Zvicerane, raporton EO.

Share This