
Genoa pas Rashicës, Besiktas kërkon 10 milionë euro
E ardhmja e Milot Rashicës është gjithnjë e më larg Stambollit.
Reprezentuesi i Kosovës nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të Besiktasit, Ole Gunnar Solskjaer, dhe një largim gjatë kësaj vere duket i pashmangshëm.
Sipas medieve turke, interesim konkret për shërbimet e Rashicës ka shfaqur skuadra italiane e Genoas, që është në kërkim të përforcimeve në repartin ofensiv.
Besiktasi thuhet se kërkon rreth 10 milionë euro për kartonin e sulmuesit 28-vjeçar.
Rashica iu bashkua klubit turk në verën e vitit 2023 dhe ka kontratë deri në qershorin e vitit 2027.
Në sezonin e fundit ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm duke realizuar 5 gola dhe 12 asistime në të gjitha garat.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Genoa do të bëjë hapin konkret për të siguruar firmën e ish-anësorit të Werder Bremenit dhe Norwich-it.