Gazetari Llumnica: Zhegrovën po e shfrytëzojnë për interesa të veta

Gazetari Llumnica: Zhegrovën po e shfrytëzojnë për interesa të veta

Gazetari i sportit në Kosovë Ejup Llumnica thotë se personat që po e mbrojnë Edon Zhegrovën, po e bëjnë për interesa personale.

Zhegrova ishte ndër lojtarët e përjashtuar nga Franco Foda shkaku që theu rregullat disiplinore, mirëpo shumë persona e kanë kritikuar FFK-në duke i qëndruar prapa yllit të Lille.

Megjithatë, Lluminca shkruan se Zhegrovën po e shfrytëzojnë për interesa të veta.

“Keta qe po e mbrojne veprimin e Edon Zhegroves, nuk jane qe e dua Edonin, por po e shfrytzojne djalin per interesa te veta.
Nuk i thuhet nje supertalenti 25- vjecar, ajt vazhdo thej rregullat ti, se ti je yll edhe je i paprekshem.

Ata qe vertete e dua Edonin, i thone ti vazhdo dhe fokusohu vetem ne fushe, ka kush merret me keqmenaxhim ne Federate, ka kush merret me keperdorime ne Federate, ka kush merret me trajner te mire a te keq te Kosoves, ti na duhesh vetem ne fushe.

Edoni vec nje obligim e ka, kur te thirre Kosova, duhet me ardh me lu edhe me ece puneve te tije.
Nuk mbrohet ai duke i thane ti je Messi, ti je Ronaldo, ti je Vokrri jone, ti je i paprekshem.
Me keto sene vec keni me marr ne qaf kete supertalent e nuk keni me fitu bash asgje”, shkroi ai.

Share This