
Gasperini: Duhet më pak lojtarë, më shumë cilësi
Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, raportohet se ka shprehur pakënaqësinë e tij me punën e klubit në afatin kalimtar, duke theksuar nevojën për një qasje më të qartë dhe efikase në afatin kalimtar të verës që po vjen.
Në prag të përballjes ndaj Pisa, tekniku italian deklaroi se skuadra duhet të fokusohet më shumë te cilësia sesa te sasia e transferimeve.
“Duhet gjithmonë të përpiqemi të përmirësojmë ekipin. Para se të mendosh për largime, duhet të kuptosh çfarë po afron,” u shpreh Gasperini.
Ai theksoi se numri i madh i afrimeve nuk ka dhënë efektin e pritur, duke nënvizuar se vetëm një pjesë e vogël e lojtarëve të transferuar kanë arritur të fitojnë vend në formacion.
“Në letër mund të kenë ardhur rreth 30 lojtarë, por vetëm 4 ose 5 po luajnë aktualisht. Nuk dua të fajësoj askënd, por ndoshta duhet të kemi objektiva të ndryshme,” shtoi ai.
Gasperini përmendi edhe dilemat strategjike të klubit, duke përfshirë mundësinë e afrimit të lojtarëve me paga të larta, investimin te talentet e rinj, apo gjetjen e një balanci mes këtyre dy qasjeve.
Sipas tij, zgjidhja ideale do të ishte afrimi i lojtarëve cilësorë me kosto dhe paga të përballueshme, si Donyell Malen dhe Ëesley França.
Deklaratat e Gasperinit vijnë në një moment kur Roma po kërkon stabilitet dhe rritje të qëndrueshme, ndërsa presioni për rezultate mbetet i lartë.


