Galliani takon Igli Taren, por a i dha këshilla si ta drejtojë Milanin?

Galliani takon Igli Taren, por a i dha këshilla si ta drejtojë Milanin?

Adriano Galliani, drejtuesi historik i AC Milanit, ka folur në mbrëmjen gala “United” edhe për Drejtorin Sportiv të ri të Milanit, Igli Tare:

“Zemra ime është gjithmonë me Monzën, aty ku jam lindur, dhe me Milanin, ku kam kaluar 31 vite. I pari që përqafova sot ishte Igli Tare”, transmeton “Express”

I pyetur nëse i ka dhënë këshilla Tares për mënyrën si të drejtojë Milanin, Galliani tha:

“Mendoj se Tare dhe Max Allegri përbëjnë çiftin e duhur për Milanin. Nuk kanë nevojë për këshillat e mia”.

Share This