Fushë Kosova trondit Ballkanin, Hazrollaj ndal Llapin, fiton edhe Gjilani
Dy pretendentët për titull të kampionit, Ballkani dhe Llapi janë mposhtur në duelet përkatëse në kuadër të xhiros së 25-të të ligës elitare.
Therandasit u mposhtën nga Fushë Kosova në ndeshjen e zhvilluar në Lipjan me rezultat 2-0.
Golat për “vendësit” i shënoi Alden Skrijelj.
Me këtë rast, “Pampurat” i rritën gjasat për të mbetur në Superligë pasi po gëzojnë formë të mirë dhe rezultate pozitive.
Përkundër humbjes së sotme, Ballkani mbeti lider i tabelës dhe kjo falë humbjes së rivalit direkt për titull, Llapi, i cili s’diti ta shfrytëzonte rastin jetik.
Llapjanët u mposhtën nga Malisheva me rezultat 1:2 në derbin e kësaj xhiroje.
Dy gola për vendësit i shënoi lojtari në supeformë, Drilon Hazrollaj. Kurse, goli i Ahmed Januzit ishte i pamjaftueshëm për mysafirët, shkruan Express.
Kurse, Gjilani e mposhti me lehtësi Lirinë e dorëzuar me rezultat 3:0.
Golat për “Skifterat” i shënuan Elvedin Heric, Marko Roganovic dhe Edi Basha.
Superliga – Java e 25-të
Malisheva – Llapi 2:1
Fushë Kosova – Ballkani 2:0
Gjilani – Liria 3:0