Fushata zgjedhore dhe mundësia për të parë përtej premtimeve!

Fushata zgjedhore dhe mundësia për të parë përtej premtimeve!

“Tani që po i afrohemi fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, interesi ynë si qytetarë është të shohim përtej fjalëve të bukura dhe të analizojmë politikat konkrete të subjekteve politike dhe kandidatëve e kandidateve që garojnë për të fituar besimin tonë. Fushata zgjedhore nuk duhet të jetë retorikë boshe e fontanë dëshirash e as rebelim. Ajo duhet të jetë diskutim dhe prezantim i ideve konkrete mbi nevojat e qytetarëve”, ka thënë drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu.

Ai ka shkruar në “Facebook” se me rreth 1300 kandidatë e kandidate në garë, duhet të pyesim?!

“Çfarë kanë bërë dhe çfarë po bëjnë ata për komunitetin tonë? Cilat janë prioritetet e tyre reale? Pse po e kërkojnë votën tonë dhe si planifikojnë të na shërbejnë?”.

“Fushata zgjedhore është momenti më i mirë për të kërkuar llogaridhënie dhe për të kërkuar plane të qarta e veprime konkrete që adresojnë nevojat tona si qytetarë”, ka shkruar Kryeziu.

Share This