Fundjavë me vapë

Fundjavë me vapë

Pas disa ditëve më të freskta, kjo fundjavë sërish do të jetë me temperatura të larta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot, mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesiht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

Edhe të dielen parashihet të mbajë mot me diell. Vranësira të mesme parashihen përrreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes e lehtë deri mesatare.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Preferohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Kujdes ndaj kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Share This