Fundi i një epoke, yjet e futbollit që nuk do ti shohim më në Evropian

Fundi i një epoke, yjet e futbollit që nuk do ti shohim më në Evropian

Në përfundim të ndeshjeve çerekfinale janë përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste në Euro 2024.

Por përveç eliminimit nga kjo veprimtari, për disa futbollistë ajo ndeshje ka qenë e fundit me ekipet e tyre kombëtare. Është e dhimbshme por duhet pranuar, pasi çdo gjë e ka një fillim dhe një mbarim.

Kështu te Gjermania, Toni Kroos, 34 vjeç ka konfirmuar lamtumirën. Edhe Thomas Muller 35 vjeç, kapiteni Gundogan 33 vjeç dhe portieri Nouer 38 vjeç, mund të varin ‘këpucët në gozhdë’, e t’u jepnin mundësi një brezi të ri lojtarësh që të luajnë. E ky në fakt është edhe synimi i trajnerit Nagelsmann, për të krijuar një kombëtare me lojtarë të rinj.

Të dy bëjnë 80 vite, Cristiano Ronaldo 39 e Pepe 41. Pas eliminimit të Portugalisë nga Euro 2024, mund të vijë edhe lamtumira e tyre nga kombëtarja portugeze, edhe pse asnjëri nga të dy nuk e ka zyrtarizuar largimin.

Ronaldo është njeriu i rekordeve me kombëtaren e Portugalisë. 30 ndeshje në finalet e evropianëve dhe 14 gola, por vjen edhe hera e parë pa shënuar asnjë gol, që i përket euro 2024.

Ai e ka pranuar se Evropiani i tij i gjashtë do të jetë i fundit teksa po i afrohet edhe fundit të karrierës së tij vezulluese. Tani ai është 39 vjeç dhe të mendosh se mund të luajë në botërorin 2026, duket e pamundur.

Ndërsa Pepe që ka luajtur 23 ndeshje me kombëtaren portugeze, mosha e tij 41 vjeç në euro 2024, përbën edhe një rekord për të gjithë evropianët. Historia ka treguar se yjet në perëndim duhet tu hapin rrugë yjeve në lindje.

Si Gjermania dhe Portugalia kanë nevojë për frymë të re dhe talentet nuk mungojnë.

Share This