FSK-ja e gatshme për mision

FSK-ja e gatshme për mision

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kompania B e Regjimentit të tretë të këmbësorisë së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses trajnimin për qitje ditën dhe natën me municion real me të gjitha armët sipas strukturës së skuadrave të saj dhe përgatitjen për validim.

Ky trajnim kishte për qëllim testimin e kapaciteteve dhe njohurive të fituara, për të validuar skuadrat sipas planit të validimit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake të Forcave Tokësore.

Share This