Franca çon ‘të shpija’ Ronaldon me shokë

Franca çon ‘të shpija’ Ronaldon me shokë

Franca është gjysmëfinalisti i dytë i Evropianit ‘Gjermani 2024’ duke mundur Portugalinë, me rezultat 5-3, të premten mbrëma pas ekzekutimit të penalltive pasi që koha e rregullt dhe loja në shtesë u mbyll pa gola.

Portugezët dhe ‘Gjelat’ u ballafaquan në çerekfinalen e dytë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane, nuk ka dhuruar lojën çfarë pritej, megjithatë, të dy skuadrat krijuan disa raste, sidomos në pjesëlojën e dytë, megjithatë, ‘rrjetat’ heshtën në kohën e rregullt.

As loja shtesë nuk prodhojë asnjë gol, kështu që skuadra fituese u përcaktua nga pika e bardhë.

Nga penalltitë Franca u tregua më e mirë duke e fituar ndeshjen me rezultat 5-3.

Franca në gjysmëfinale do të ndeshet me Spanjën, e cila eliminoi Gjermaninë.

Share This