Fotoja e Gërvallës ku shihet edhe Blinken, Miftaraj ia kujton VV-së e GUXO-s: Meritat i ka Jahjaga

Fotoja e Gërvallës ku shihet edhe Blinken, Miftaraj ia kujton VV-së e GUXO-s: Meritat i ka Jahjaga

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pas fotografisë grupore ku shihet kryediplomatja Donika Gërvalla, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe ministra të tjerë.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i ka kujtuar VV-së dhe GUXO-s se meritat duhen adresuar te ish-presidentja Atifete Jahjaga, kur Kosova ishte ndër shtetet e para që u bë pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS, i udhëhequr nga ShBA.

“Partia në pushtet dhe partia Guxo meritat e kesaj fotoje dhe pranisë së Ministres Gërvalla pranë Sekretarit Blinken duhet adresuar se pari ish Presidentes Jahjaga dhe rolit të saj proaktiv dhjetë vite më parë për të grupuar Kosovën në një ndër shtetet e para për tu bërë pjesë e koalicionit ndërkombetar kundër ISIS të udhëhequr nga ShBA.

Meritat i takojnë edhe ish Ministrit të Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi i cili personalisht e ka udhehequr grupin punues per hartimin e ligjit per ndalimin e bashkimit ne konflikte te armatosura jashte territorit te Kosoves i cili u miratua ne prill 2015, si pjese e obligimeve qe shtetet anetare te koalicionit ANTI ISIS kishin marr per te luftuar kete organizate terroriste.” – ka shkruar ai, raporton ballkani.info.

Madje, ai ka përmendur edhe qëndrimin e Vetëvendosjes atë kohë, në lidhje me këtë ligj.

Share This