Formula 1, Verstappen dhe 0.005% që bën diferencën

Formula 1, Verstappen dhe 0.005% që bën diferencën

Çmimi i Madh i Brazilit do të jetë pjesë e historisë së Formulës 1 pasi finishin e kaloi një pilot, i cili u nis nga vendi i 17-të.

Për Max Verstappen triumfi numër 62 në karrierë do të jetë një garë që nuk do të harrohet kurrë pasi sipërmarrja është me të vërtetë epike. Në historinë e automobilizmit vetëm 0.005% e garave janë fituar nga pilotë, të cilët janë nisur nga vendi i 17-të e më tutje.

“Kjo është gara e karrierës sime, nuk kam dyshime për këtë që po them”, ka theksuar piloti holandez.

Në 1.122 Çmimet e Mëdha të mbajtura deri më tani vetëm në 0.005% të rasteve piloti fitues është nisur minimumi nga vendi i 17-të.

Statistikë kjo që tregon shumë mbi rëndësinë e fitores së pilotit holandez.

Share This