Formimi i qeverisë së re, Hamza: Jemi në bisedime me LDK-në, AAK-në dhe Nismën

Formimi i qeverisë së re, Hamza: Jemi në bisedime me LDK-në, AAK-në dhe Nismën

Kandiadti i PDK për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë me dije se është në diskutime më të gjitha për formimin e qeverisë së re.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se nuk ka asnjë pengesë në këtë drejtim.

“Po, jemi në biseda. Dhe fatbardhësisht asnjë barrierë në komunikim me asnjë parti politike nga ana ime nuk ekziston. Jam i gatshëm me të gjithë me bisedu. Jemi në biseda edhe LDK, edhe AA, edhe me Nismën dhe me subjektet tjera”, ka thënë ai.

Hamza ka treguar se bisedat ende nuk kanë arritur deri aty se të flitet për poste.

“Nuk kemi mbërri deri në fazën se di do të duket formula e qeverisë, por jemi duke biseduar. Prandaj, nëse vjen radha, sigurisht e unë jam i përgjegjshëm dhe shumë i përkushtuar që vendit me i dhënë institucione. Nuk kem mbërri deri të çështjen e ndarjes së posteve”, ka thënë Hamza.

Share This