Fonseca shpërthen pas humbjes së Milanit: Ky nuk është futboll
Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, ka kritikuar gjyqtarët pas humbjes nga Firentina.
Kuqezinjtë u mundën të dielën mbrëma në udhëtim te Fiorentina (2-1), ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të elitës së futbollit italian.
“Nuk më pëlqen të flas për arbitrimin, por ky nuk është futboll. Futbolli përbëhet nga kontakti dhe një prekje nuk mund të mjaftojë për të dhënë një penallti. Mjafton një prekje e thjeshtë, e pamë edhe këtë fundjavë. Dhe pastaj të gjithë nervozohemi dhe bëhet problem, ky është futboll, jo cirk. Dhe nuk po flas vetëm për penalltitë e dhëna ndaj nesh”, ka thënë Fonseca.
Strategu portugez thotë së është vështirë të flasësh për mënyrën se si skuadra e tij pranoi golat.
“Është e vështirë të shpjegosh golat që pranuam, për mua na mungonte agresiviteti dhe rigoroziteti në hapësirat mbyllëse”, ka pohuar Fonseca.
Pas disfatës nga Fiorentina, Milani bie në pozitën e gjashtë me 11-të pikë të tubuara, pesë me pak se lideri i tabelës, Milan.