‘Fonseca nuk mund ta kthejë Leao-n në lojtar stoli’

‘Fonseca nuk mund ta kthejë Leao-n në lojtar stoli’

Ish-futbollisti i Milanit, Ambrosini, ka kritikuar trajnerin aktual të skuadrës ‘Rossonere’ Fonseca-n, i cili sulmuesin portugez Rafael Leao-n po e ul në stol.

Sipas Ambrosnit, Fonseca në këtë mënyrë po e ul moralin e reprezentuesit portugez.

“Trajneri Fonseca nuk mund ta kthejë Leao-n në lojtar stoli, më gjithë respektin! Këtu duhet bërë diçka, sepse kështu i ul moralin një prej futbollistëve më të fortë që ke në ekip”, ka thënë Ambrosini.

Leao po kalon periudhë të vështirë tek skuadra italiane.

Madje, tashmë mediet e huaja, raportojnë për largimin e mundshëm të sulmuesit portugez nga ‘San Siro’ qysh në afatin kalimtar të janarit.

Share This